Pinknews
Einxhel i thotë të gjitha: Dasma do bëhet…
Ky vit ka qenë plot surpriza për Einxhel Shkirën, nga eksperienca e saj në “BBVIP”, njohja me Dj Dagz ku dhe pak i ndan nga arshja në jetë e fëmijës së tyre të parë.
Së fundmi moderatorja ka realizuar një intervistë për revistën “Who” ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj.
Gjatë muajve të parë Einxhel i hodhi poshtë thashethemet se ishte në pritje të ëmbël dhe pse shumë burime vazhdonin ende të tregonin se moderatorja ishte shtatzënë. E pyetur se përse zgjodhi të mos e tregonte se ishte në pritje të fëmijës së parë ajo u shpreh:
“Ndoshta si fillim ka qenë frika dhe pasiguria në gjendjen time shëndetësore, e cila nuk ka qenë në majat e veta më të mira për shkak të komplikacioneve të mia që kisha në atë periudhë. Të mos harrojmë ndër të tjera se sa kisha nisur të rehabilitoja një krah të thyer me shumë hekura në të. U bëra paranojake dhe jo se kisha frikë nga supersticionet, më shumë sesa nga alarmi dhe lumturia që do t’i shkaktoja njerëzve të zemrës, që pastaj do e kisha tepër të rëndë nëse gjithçka nuk do të shkonte si duhej. Kështu që prita, e mbajta shtatzëninë, ankthin, stresin dhe frikën për vete”.
Ish-banorja zbuloi se reagimi më i bukur kur i tregoi familjarëve të saj se për shtatzëninë ishte i mamasë së saj.
“Me disa prej tyre ka qenë e lehtë, e me disa e vështirë. Mamaja ime ka qenë personi që i druhesha më shumë kur t’i jepja lajmin, për shkak të përjetimeve të saj të saj të forta emocionale. Kisha frikë mos i bëja dëm me lajmin tim “bombastik”, por ndërkohë nuk mund ta mbaja më të fshehtë se barku po rritej. Dhe mund të them që mami ka pasur reagimin më të fortë dhe më të bukur për mua, sepse e kam ndjerë me shpirt dëshirën e saj që unë të bëhesha nënë”- u shpreh ajo.
Jeta e çiftit është e ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e pyetur se ku do të jetojnë pasi të lindë djali i tyre Einxhel u shpreh:
“Pak nga të dyja, siç është dhe ky fëmijë që i përket të dyja tokave, ashtu do përpiqemi dhe të ne të jemi present në të dy shtetet, pranë familjeve tona, por edhe projekteve, bashkëpunuesve dhe përkrahësve tanë. Por le të themi që Kosovë do e mbajmë pak me hatër sepse aty po blejmë strehën e parë të familjes tone”.
Pas propozimit romantik që Dj Dagz i bëri moderatores gjatë festës së “baby shower”-it, Shkira foli dhe për planet e dasmës.
“Dasmën më shumë e kemi diskutuar brenda në “Big Brother”, sesa jashtë tij. Me shtatzëninë dhe tani me pritjen e djalit tonë, gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Propozimi erdhi kur më pak e prisja, sepse mendoja se mendoja se e kishim superuar si akt, duke qenë se tashmë do të bëhemi prindër. Megjithatë, atë ditë do të doja që të dy ta shijonim siç ne dimë, së bashku me miqtë tanë më të mirë, gjë e cila për momentin është jashtë mundësive të mia fizike. Do ndodhë patjetër, sepse i dua ato foto e kujtime në jetën tonë, por s’e kur, nuk di të them një ditë apo kohë të caktuar”- tregoi Einxhel.