Bota
Ekologjistët, lëng domate mbi pikturën e Van Gogh
Dy aktivistë mjedisorë nga lëvizja “Just Stop Oil” sulmuan pikturën e famshme të Van Gogh, “Luledielli”, të ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Londër, duke hedhur mbi të lëng domate. Vepra, e cila nuk u dëmtua falë xhamit mbrojtës, kap vlerën e 80 milionë eurove.
“Çfarë vlen më shumë arti apo jeta? A vlen më shumë se ushqimi dhe drejtësia? tha njëra nga dy aktivistet. “Ju shqetëson më shumë mbrojtja e një pikture apo mbrojtja e planetit dhe njerëzve? jeta është pjesë e kostos të krizës së naftës. Karburanti është i paarritshëm për miliona familje të uritura dhe që dridhen nga i ftohti”
Dy ekologjistet u arrestuan nga policia. Akuza për to është dëmtimi dhe shkelje e rëndë e ligjeve.
Kjo protestë e fundit vjen pikërisht pasi qeveria britanike ka hapur aplikimet e reja për licencat për kërkimin e naftës dhe gazit në Detin e Veriut.
Fushata “Just Stop Oil”, e krijuar për të sfiduar hapat prapa në politikën e emergjencës klimatike që i atribuohen qeverisë konservatore të Liz Truss, ka disa ditë që po vazhdon në Mbretërinë e Bashkuar, me disa aksione kundër vendeve publike dhe transportit sipas grupeve. të veprimtarëve radikalë.