Connect with us

Sport

Eksod largimesh te Tottenham,…revolucion te ‘Spurs’

Skuadra e Tottenham duket se është gati për të hedhur pas krahë një sezon katastrofik, ku “shpërblimi” i vetëm i tyre ishte kualifikimi për në UEFA Conference League dhe gjithçka ka nisur me përcaktimin e trajnerit të ri.

Prej disa ditësh po raportohet për kalimin e trajnerit të Celtic, Ange Postecoglu nga skocezët te Spurs dhe sipas raportimeve të prestigjiozes britanike “The Telegraph”, Spurs është gati të paguajë rreth 5 milionë paund kompesim te skocezët, me marrëveshjen që pritet të shpallet së shpejti.

Mirëpo, ardhja e 57-vjeçarit australian, në krye të pankinës së Tottenham pritet të trazojë jo pak “ujërat” te klubi londinez, teksa pritet që “gjelat” anglezë të bëjnë një “riformatim” total të skuadrës këtë merkato vere.

Sipas raportimeve më të fundit, Tottenham është gati të lërë të shkojnë një sërë lojtarësh, me Hugo Lloris, Ivan Perisic, Eric Dier, Ben Davies, Davidson Sanchez, Ryan Sessegnon, Arnaut Danjuma e Clement Lenglet, që nuk shihen si pjesë kyçe e planeve të Spurs për të ardhmen.

Përveç emrave të lartpërmendur, klubi do të përpiqet të shesë dhe argjentinasin Giovani Lo Celso, spanjolli Sergio Reguilon e anglezin Harry Winks, të cilët luajnë si të huazuar në skuadra të tjera për momentin, ndërkaq për “fantazistin” Tanguy Ndombele, të huazuar te Napoli, ende nuk është vendosur.

Advertisement