Connect with us

Kosova

Eksperti amerikan e mbështet Kurtin pas deklaratës së Escobarit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë, ai u shpreh se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës.

Për këtë çështje ka folur edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir, I cili u shpreh se e kupton shqetësimin e Kurtit për krijimin e një Republika Srpska, pasi Vuçic nuk do pranojë që ai të themelohet në përputhjen Kushtetutën e Kosovës.

Eksperti amerikan shpreson që kryediplomati i Bashkimit Europian Borell do sjellë një dokument, të cilin do e nënshkruajnë Kurti dhe Vuçic, pasi sipas tij kjo do të jetë mënyra e vetme dhe më e sigurt për zbatimin e plotë të Asociacionit.

Ndër të tjera, Alon Ben Meir shtoi se kryeministri Albin Kurti ka të drejtë kur dyshon te presidenti serb se po dredhon ndaj marreveshjeve te arritura.

Advertisement