Kosova
Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia
Luke Coffey, një bashkëpuntor i lartë në ‘Institutin Hudson’ dhe analist me përvojë përsa i përket sigurisë dhe politikës së jashtme, ka shkruar lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe rezultatin që sipas tij ka prodhuar gjithë ajo që ka ndodhur
Coffey thotë se dhuna që shpërtheu më 29 maj, prodhoi trupa të NATO-s të lënduar, Kosovën të dobësuar dhe komunitetin transatlatnik të ndarë. Sipas tij, prej ngjarjeve Serbia është trimëruar dhe Rusia është fuqizuar.
Coffey thekson se Ballkani vazhdon të mbetet një zonë destabiliteti që politikbërësit nuk duhet ta injorojnë. Ai kujtoi konfliktet e ndodhura pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, konflikte që thotë se u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së jashtme ushtarake.
Sipas ekspertit amerikan, situate vazhdon të mbetet e brishtë dhe se ngjarjet në Kosovë e tregojnë një gjë të tillë.