Connect with us

Kosova

Eksperti austriak bën thirrjen e fundit: Kosovës i duhet vetëm ky koalicion për rrugën europiane

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger ka vlerësuar lajmet e fundit rreth njohjeve të reja për Kosovën, duke thënë se janë simbol i fuqishëm për aleatët e turpit që nuk arritën ende ta njohin Kosovën Republike.

“Njohja e Kosoves nga Sudani shërben si simbol i fuqishëm i turpit për të gjithë ata aleatë të trishtuar dhe miq të mjerë dyfish në NATO, BE dhe Evropë që nuk arritën ta njohin Kosovën deri më tani, por esjhte gjithashtu mesazh edhe per ata në Bruksel që këmbëngulin të këtë Dialog të turpshëm, duke ndeshkuar me masa apo sanksione Kosoven, ateatin tone te mire dhe nga ana tjeter adhurojnë tiranin Vuçiç, anëtar i boshtit të së keqes së Putinit”, vlerësoi Fehlinger.

Eksperti austriak tha gjithashtu se, e nxitur nga ky sukses i madh, Kosovës tani i duhet të ndërtojë një koalicion të qëndrueshëm pro-Evropian që të përfshijë LVV-në dhe LDK-në, pra nje qeveri qe te mos jete e varur nga pakicat.

“Në këtë mënyrë Kosova do të ketë një shumicë të qëndrueshme, pa Serbinë apo Trumpin. Vetem keshtu Kosova do ketë miqtë mirë në pushtet në Berlin, Bruksel dhe Vjenë. Por mjerisht si Albin Kurti ashtu edhe Lumir Abdixhiku duket se nuk i kuptojnë forcat e fuqishme të grumbulluara në SHBA dhe Bruksel…Prandaj Kosova duhet tani dhe pa vonesa te ndertoje një qeveri të fortë uniteti” – theksoi eksperti austriak

Sipas tij, nese Albini dhe Lumiri nuk ndërtojnë një Front të gjerë evropian të shqiptarëve në Kosovë, armiqtë e tyre në Uashington dhe Bruksel do perfitonin per te ngritur pengesa te tjera, per ta lënduar Kosovën dhe për të ndihmuar Serbinë. Nëse kjo ndodh, Kosova nuk do të anëtarësohet kurrë në BE.

Ai tha gjithashtu se, një ‘Front i fuqishëm i LVV-së dhe LDK-së mund ta reformojë Kosovën dhe ta antaresoje ne BE Brenda vitit 2029, por gjithshtu mund ta mbroje Kosoven nga dialogu i rrezikshëm i imponuar.

Advertisement