Connect with us

Kosova

Eksperti i sigurisë: Radoiçiçi po krijon ushtri brenda Kosovës

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Milan Radoiçiç po planifikon sulme të tjera në Kosovë.

Ai tha se duke iu referuar edhe fjalëve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e ka krahasuar kriminelin Radoiçiçi me heroin Adem Jashari, me shumë mundësi ky i fundit është duke formuar një ushtri të ngjashme me UÇK-në.

“Milan Radoiçiçi sipas të gjitha gjasave po riorganizon planin e tij për të jetësuar aneksimin e Kosovës. Nëse i referohemi deklaratës së presidentit Vuçiç “një Adem Jashari i ri”, kjo mund të nënkuptojë se pjesa serbe, do të formojë një ushtri e cila ka një analogji të ngjashme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Unë nuk dua të mëshoj në aspekte të tjera, por mund të them se Serbia dhe protagonistë të tjerë, janë duke planifikuar veprime të caktuara në dëm të interesave të sigurisë së Kosovës dhe zhvillimet që janë paraqitur i dëshmon fakti që Milan Radoiçiç udhëheq një ushtri e cila ka për qëllim aneksimin e territoreve të republikës së Kosovës dhe futjen e Serbisë në luftë me Kosovën. Ne duhet të jemi edhe më shumë vigjilent tani e tutje” –theksoi  eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Advertisement