Connect with us

Aktualitet

Eksperti: Jo vetëm efektivët ‘të kapur’. Shtrirja e grupeve kriminale deri te shërbimi sekret

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë  foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK.

Gjatë kësaj interviste, Karamuço, tha se grupet kriminale janë bërë të fuqishme edhe për shkak të lidhjeve politike që kanë pasur. Gjithashtu ai shtoi se këto struktura janë shtrirë jo vetëm tek Policia e Shtetit, por ka rezultuar se është përfshirë edhe shërbimi sekret.

“Ka një hetim, jepet një pamje filmike nga një kamera, ku personi largohet para fillimit të aksionit, hipën në makinë me shapka me tuta nuk dihet drejtime dhe në atë orar shikohen tabulatet se kush do të telefonohet dhe dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt. Këta i bën të fuqishëm vetëm lidhja politike. Janë më shumë vrasës dhe kanë intriga ndaj grupeve, pra nuk janë të qëndrueshëm edhe tradhtinë e kanë kryefjalën e tyre. Ndaj edhe shumë janë vrarë. Por janë të fuqishëm kanë një fond të fuqishëm.

Këta kanë lulëzuar dhe disa struktura këta i kanë të blerë,  kishim dyshime deri tek policia, por kur përmendin edhe SHISH , shërbimin sekret, kjo do të thotë se policia ka qenë në gjumë. Gjysma në gjumë gjysma e kapur. Por edhe policia vetë ka qenë e përfshirë dhe vazhdon të provohet edhe sot. Hetimi duhet të shtrihet edhe tek ata që nuk kanë vepruar për të hetuar. Gjithçka është bërë sheshit. Kanë pasur një mbështetje shumë të madhe, nga ata që janë paguar”, tha ndër të tjera Karamuço.

Advertisement