Connect with us

Rajon

Eksperti në Serbi: Rama dhe KFOR shpëtuan jetën e terroristëve serb në Zveçan

Forcat Speciale të Kosovës mund t’i kishin vrarë të 30 terroristët që u mbyllën në Manastirin e Banjskës disa ditë më parë pasi ekzekutuan heroin Afrim Bunjaku, por ndërhyrja e KFOR dhe kryeministrit Rama bëri që të lejohej largimi i tyre. Kjo është ajo që shpjegon ndër të tjera eksperti i çështjeve rajonale Fahrudin Kladničanin për gazetën opozitare serbe, “Danas”.

Kladničanin shpjegon se nëse do të ishin ekzekutuar të gjithë terroristët, ngjarje do të ishte e përmasave që do të kishte ndryshuar përgjithmonë rajonin, ndërsa shton se Albin Kurti ishte i informuar më parë dhe i qartë se çfarë po ndodhte, kurse Vuçiç jo.

Sipas tij, është e pamundur që një organizim i tillë të bëhej pa informacionin e qeverisë serbe, por përmasat ndoshta nuk kanë qenë të njohura nga Vuçiçi.

“Është e pamundur që të mos kishte informacion Serbia për një grup të tillë. Rreziku është që Serbia të ketë patur informacion, por edhe të jenë përdorur nga aktorë të tjerë në rajon për të destabilizuar Ballkanin. Ndoshta, policia e Kosovës mund t’i kishte vrarë të gjithë ata, por ndërhyrja e një faktori nga KFOR dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama bëri që të shmangej neutralizimi total i tyre”, shprehet ai për “Danas”.

Advertisement