Connect with us

Kosova

Eksperti nga Brukseli i kundërpërgjigjet Vuçiçit për deklaratën e fundit ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka akuzuar së fundmi Kosovën, se asnjëherë nuk ka dashur dialog dhe ka thënë se Kosova për çdo gjë është munduar të fajësojë Beogradin.

“Kemi të bëjmë me njerëz, qëllimi i të cilëve është dëbimi dhe shkatërrimi i “popullit serb” në Kosovë. Ata nuk duan dialog, sepse thonë se janë shtet sovran. Nuk mendoj se atje na presin ditë më të mira, atje do të kemi probleme të panumërta, por Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë. Është detyre e jona të ndihmojmë njerëzit tanë. Gjatë gjithë kohes kanë paralajmëruar hapjen e urës në Ibër. Do shohim nëse NATO do ta mbajë fjalën dhe shpresoj ta mbajë” – ka deklaruar Vuçic.

Por presidenti serb nuk ka përmbush pjesën e tij të marrëveshjes dhe vazhdon të luftojë kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Sipas Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Vucic po bën të kundërtën dhe se Kosova e donte më shumë dialogun se sa Serbia.

Eksperti ka akuzuar Vuçiqin se nuk ka ndërmend të gjejë një marrëveshje normalizimi me Kosovës, sidomos pas letrës së Ana Bërnabiqit drejtuar BE-se, që refuzon çdo njohje de fakto – për të mos përmendur Banjskën.

Eksperti nga Brukseli ka kritikuar gjithashtu edhe ndërkombëtarët, se ndëshkuan Kosovën, ndërkohë që Serbinë e lanë jashtë presionit.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po e “paguan” shtrenjte.

Advertisement