Connect with us

Kosova

Eksperti paralajmëron veprimet e Putinit në prag të 9 shkurtit

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë se, në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon.

E në lidhje me këtë deklaratë ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Ai tha se nëse SHBA tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën do të favorizonte Kinën dhe Tajvanin.

Sipas tij, pavarësisht çdo gjëje hapësira e Ballkanit është në fokus dhe ka elemente që dëshirojnë ta destabilizojnë.

“Përpjekja e qeverisë maqedonase për të hequr gjuhën shqipe do të prishë raportet dhe marrëveshjen e Ohrit. Në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit nuk ka marrëveshje territoriale. Nuk ka kantone, nuk ka entitete dhe cdo cenim i saj do krijonte një katastrofë”, u shpreh Softa I cili gjithashtu përmendi edhe disa nga faktorët që sjellin rrezik potencial dhe real në Ballkan.

“Faktorët e luftës në Ukrainë janë prezentë në Ballkan dhe prandaj këto faktorë janë gjallëruar, edhe ndryshimet e Sirisë, janë frymëzues për këto elemente, duke dashur dhe synuar konflikte dhe luftë për të shkatërruar përpjekjet e mëdha të vendeve tona për stabilitet dhe integrim në EU. Ndryshimet politike në Maqedoni, grupet politike në Mal të Zi, Bosnjë Hercegovine, dhe paratë ruse që investohen në kanale të kamufluara, prezenca e shtuar e shërbimëve sekrete të tyre, është një rrezik potencial dhe real në Ballkan”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Softa nënvizoi se “Putin ka krijuar një katastrofë në Ukrainë, që ka dëmtuar shumë edhe vet Rusinë, prandaj po punojne dhe investojnë tek grupet pro ruse, duke përgatitur destabilitet dhe konflikte në disa fronte. Tendenca për të fituar Presidencën në Rumani me një individë pro rus, eshte tregues që Putin punon në shumë drejtime”

Advertisement