Kosova
Ekspertja zbulon llogoret e luftës dhe planin e Vuçiçit për tensione
“Ishin mediat e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që njoftuan se do të dalë lista e personave që janë “paguar” për të rrëzuar Vuçicin dhe që qëndrojnë pas tentativës së revolucionit me ngjyra, teksa Kremlini po e ndihmon Beogradin të ndalojë protestat” – kështu ka shkruar Ivana Stradner, eksperte për Ballkanin dhe këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë nga Uashingtoni.
“Kam ndjekur protestat në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë dhe vetëm tani do ta shohim fytyrën e vërtetë të Vuçicit, ku ai gëzon sadizëm dhe do të përpiqet të zvogëlojë liritë, veçanërisht në hapësirën e informacionit në periudhën e ardhshme, dhe të vazhdojë të demonizojë njerëzit dhe të frikësojë studentët. Veçanërisht ndjek aktivitetet në Telegram (kanalet ruse dhe serbe) dhe aty fjalë për fjalë jepen udhëzime dhe publikohen gjëra para lajmeve vendase dhe të huaja… përfshirë edhe demonizimin e studentëve në kanalet ruse për Ballkanin, ku jepen informacione për ta” – deklaroi Stradner
Ajo tha se krahas operacioneve informative që kanë të bëjnë me “skenarin e Maidanit” të përhapura nga politikanët rusë dhe serbë, besoj se tani Vuçiq do të intensifikojë taktikat ‘përça dhe sundo’ të polarizimit të opozitës” – theksoi ekpertja per Ballkanin
Stradner u shpreh gjithashtu se Vuçiq e njeh luftën psikologjike dhe di si të ndezë zjarre dhe ti përdorë emocionet dhe zemërimin.
“Gjëja më e rëndësishme është të jesh i qetë dhe të mos biesh në ato taktika. Vuçiq thotë se është i qetë dhe racional. Vetëm humori dhe satira e çmendin atë. Dhe është arma më e fortë kundër sistemeve autoritare” – tha Stradner duke shtuar se Serbia ka edhe një plan B për depërshkallzimin e situatës në Kosovë edhe ne Bosnje Hercegovinë.