Aktualitet
Ekstradohet drejt Turqisë, bosi turk i kriptomonedhave
Mëngjesin e kësaj të enjte specialistët e Interpol Tiranë, ata të Forcës Elitë RENEA dhe shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i kanë dorëzuan homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasin Faruk Ozer, 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.
29 vjeçari është arrestuar në gusht të 2022 në Himarë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliard dollarë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, ka lëshuar urdhër arresti, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
“Ekstradohet drejt Turqisë, i shumëkërkuari ndërkombëtarisht, për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliard dollarë.
Ky shtetas u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën.
29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Mëngjesin e sotëm, specialistët e Interpol Tiranë, ata të Forcës Elitë RENEA dhe shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shoqëruan në Rinas dhe i dorëzuan homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasin F. O., 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.
Shtetasi F. O. ishte i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet se nëpërmjet platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave, ka mashtruar rreth 391 000 anëtarë të kësaj platforme dhe ka përfituar rreth 2 miliard dollarë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, ka lëshuar urdhër arresti, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Si rezultat i bashkepunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit F. O., në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Brain”, dhe më pas finalizimi i procedurave me ekstradimin e tij drejt Turqisë”, thuhet në njoftimin e policisë.