Connect with us

Kronike

Ekstradohet në Spanjë ish-drejtori i ujësjellësit të Kurbinit

Në vitin 2019, kur u përball me Barcelonën në “Santiago Bernabéu”, Karim Benzema u bë viktimë e një vjedhjeje të shtëpisë së tij. Në fakt, në këtë situatë e pa veten edhe në janar 2022, gjatë një takimi kundër Elche.

Francezi duket se është objektivi kryesor i hajdutëve. Sipas informacioneve të “Marca” është gjetur personi përgjegjës për këto dy grabitje. Bëhet fjalë për Alfred Prodani nga Laçi, i cili drejtonte ndërmarrjen publike të ujësjellësit të Kurbinit.

Ky fakt bëri jehonë në mediat iberike se si grabitësit në vendin e tyre kapin pozicione të tilla drejtuese në Shqipëri. Prodani u arrestua para disa muajsh falë ndërhyrjes së Interpolit dhe policisë shqiptare, ndërsa sot është ekstraduar drejt Spanjës. Këtë fakt e ka bërë me dije, edhe përmes pamjeve, policia iberike:

“Bashkëpunimi mes NCB të INTERPOL të Madridit dhe Tiranës ka mundësuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipërisë. Ky është Alfred Prodani, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur”.

“Skifteri” kurbinas akuzohet për rreth 40 vjedhje të kryera në Spanjë, ku tashmë do të gjykohet dhe do të marrë dënimin përkatës.

Advertisement