Kronike
Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, pjesë e grupit të trafikut të drogës së drejtuar nga Eralbi Breçani
Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, i akuzuar si një nga pjesëmarrit e grupit kriminal ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani dhe sipas SPAK drejtohej nga Eralbi Breçani, djali i tij.
Policia informon se ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë dje ( 22 gusht 2024)
Ismail Zeneli, alias (Luan Sadria, i datëlindjes 15.11.1974, lindur në Kukës dhe banues në Valencia/Spanjë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
SPAK ka regjistruar procedimin penal nr.78 viti 2023 dhe ne kuadër te këtij procedimi, ne bashkëpunim me Eurojust, Europol, dhe agjencitë ligj zbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane kane zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptare te përfshire ne aktivitet kriminal ne Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe ne disa vende evropiane. Gjithashtu hetimet janë kryer dhe ne lidhje me disa ngjarje kriminale te mëparshme te ndodhura ne Shqipëri. Ne kuadër te këtij procedimi është i dyshuar shtetasi Ismail ZENELI datëlindja 15.11.1974 i cili ka koordinuar me bashkëpunëtoret e tij, ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela. Gjithashtu ky shtetas koordinon me bashkëpunëtoret e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për ne portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanje. Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin me nr. 124 date 17.11.2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, “Trafikimi i lendeve narkotike” e kryer ne formën e veçante te bashkëpunimit, atë te “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 80, 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 te Kodit penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.