Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i Briken Sanajt, hetimi: U vra për gjakmarrje

Vrasja tek Kodra e Diellit është dokumentuar me masën e sigurisë arrest me burg për autorin, i cili është shpallur në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit.

Vrasja ka ndodhur për gjakmarrje, natën e 30 tetorit ku pak minuta para mesnate Briken (Skerdilajd) Sanaj është qëlluar nga një makinë tip “Benz” në lëvizje, raporton Tch.

Sanaj ka qenë duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar.

39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë, në dasmën e kushëririt të tij. Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti. Kur ka zbritur nga makina ai është qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë arritur të largohen dhe makina e tyre tip “Benz” u gjet e djegur pas ngjarjes, në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov. Sipas informacioneve, makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. Ata bënin lëvizje të kontrolluara, për shkak të këtij konflikti dhe nuk ekspozoheshin në publik.

Advertisement