Connect with us

Bota

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës/ Djali i saj rrëfen momentin para ngjarjes: Shkova të haja akullore me babin, por ai…

Dy ditë pasi 45-vjeçarja shqiptare Gentiana Hudhra, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, djali i çiftit ka rrëfyer përjetimin kur mori vesh ngjarjen tragjike.

Gjatë prononcimit për mediat italiane, i riu është shprehur se ishte takuar me të atin para se ky i fundit të shkonte të masakronte me thikë në mes të rrugës nënën e tij.

Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, mësohet se ka treguar ai.

Sot pritet konfirmimi i arrestimit dhe seanca e pyetjes së sigurisë përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake ndaj burrit që, pas femicidit, u ul në një stol dhe priti mbërritjen e karabinierëve, të cilëve iu dorëzua dhe pranoi krimin.

55-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe punëtor në një kompani bujqësore në Passignano sul Trasimeno (Perugia), deklaroi se kishte menduar të vepronte edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar.

Ai vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Në polici ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët.

Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës. Prokurori i ka ngarkuar atij rrethanat rënduese të lidhjes bashkëshortore, parashikimin dhe egërsinë e veprës.

Ish-bashkëshortët kanë dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, që jetonin me nënën. Në kohët e fundit nuk kishte sinjale për ndonjë rrezik të menjëhershëm për sigurinë e gruas, e cila të shtunën (14 qershor) në mbrëmje po shkonte si zakonisht në punë.

Advertisement