Connect with us

Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt/ Si ra policia britanike në gjurmët e Edmond Haxhias

Policia britanike ka rënë në gjurmët e 3 të shpallurve në kërkim nga telefonat celular, pasi ishin njoftuar edhe nëpërmjet letërprosive të dërguara pak ditë më parë nga Policia e shtetit shqiptar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 3 të arrestuarit kanë qenë në zona të afërta me njëri tjetrin, teksa dyshohet se dhe 1 nga 3 të shpallurit në kërkim ndodhet në Londër.

Sa i përket edhe ekzekutorit, Ruben Saraiva shtetasi portugez burime thonë se nuk ndodhet në Britani, ka dyshime të forta se pas ngjarjes ai është larguar si këmbësor drejt shtetit grek.

Tashmë pritet dhe nisja e procedurave për ekstradimin e të arrestuarve, Edmond Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt nga shteti britanik drejt shtetit shqiptar ku do të përballen edhe me akuzat.

Advertisement