Connect with us

Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt/ Autori furnizoi motorin me karburant në aksin Lezhë-Shkodër

Motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në shengjin është furnizuar në një pike karburanti ne superstraden Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes see kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëtat rroba dhe ka folur në gjuhe te huaj ne momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar.

Motomjeti dyshohet tee jetë bleree nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje. Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmeve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj.

Advertisement