Connect with us

Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt/ Eksperti i kriminalistikës: Kemi pamje të autorit

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, ka folur për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, teksa ka analizuar gabimet e mundshme që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit të Ardian Nikulaj.

Në një intervistë televizive Softa theksoi se për herë të parë në një vrasje mafioze ka pamje reale të vrasësit, ku mund të shihen përmasat e tij trupore dhe mënyra si ecën.

Në një moment gjatë largimit me skuter dhe më pas me mjetin “Defender”, kamerat e sigurisë kanë kapur gjithashtu dhe fytyrën e vrasësit.

Gjithashtu Softa tha se nëse provat nga vendi i ngjarjes janë marrë siç duhet atëherë mund të bëhet dhe identifikimi i ekzekutorit.

 

 

“Është hera e parë që në shumë atentate apo vrasje të këtij niveli që një vrasës shfaqet fizikisht. Kjo është një shfaqje e parë, pasi në rastet e tjera ka qenë goditje nga makina, largim nga vendi ngjarjes duke lënë vetëm gëzhojat. Ne këtu kemi një pamje, kemi dimensionet e trupit, mënyrën e ecjes, kemi mungesën e dorezës dhe prekjen e dorezës së portës. Nëse grupi hetimor ka marrë të gjitha provat në mënyrë profesionale, patjetër që autori mund të gjendet. Po u gjet autori mund të shkojmë dhe më pas tek porositësit. Kjo ka qenë një vrasje e organizuar ku është përfshirë më shumë se një person”, tha Softa.

Advertisement