Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Zbardhet dëshmia e Klevis Allës

Dëshmia e sotme e Klevis Allës, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e vëllezërve Haxhia është shumë ndryshe nga herët e kaluara. 26-vjeçari përpara gjykatës ka treguar se qitës ishte Nuredin Dumani dhe një person tjetër që nuk e njeh po e identifikon se kishte mjekër.

Duke përjashtuar si autorë të mundshëm Talo Çelën dhe Altin Ndocin, Alla thotë se ishte Dumani ai i cili kreu vrasjen mirëpo pas ditës së krimit, kishte frikë se mos e vrisnin edhe atë. Ai shton se kishte frikë për jetën, madje shihte persona që mendonte se do ta vrisnin, ndaj vendosi që të dorëzohej në Polici.

RRËFIMI:

Ditën e ngjarjes, kur u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, unë dola nga shtëpia ime me makinën të cilën e kishim marr për të kryer krimin.

Kam dalë në autostradë, aty kam pritur në anë të rrugës Nuredin Dumani, i cili erdhi me një makinë tip benz. Bashkë me të ishte dhe një tjetër person, të cilin nuk e njoh. Dumani ishte i veshur me një kapuç të zi që i mbulonte fytyrën dhe i dukeshin vetëm sytë, si ato të policisë, edhe personi tjetër njësoj. Jemi nisur drejt Shenavlash të Durrësit. Rrugës unë kam marr në telefon Besmir Haxhinë, pasi e njihja, ne nuk e dinim që bashkë me të do të vinte edhe Viktori.

Në momentin që erdhi Besmir Haxhia, Nuredin Dumani uli xhamin dhe nisi të qëlloj, ndërsa personi tjetër pas makinës, qëlloi pa e hapur xhamin fare. Pas të shtënave të para Nuredin Dumani, doli nga makina dhe qëlloi sërish për tu siguruar.

Pas ngjarjes kemi ikur, jemi kthyer ku u takuam, Dumani dhe personi tjetër ikën në Tiranë, ndërsa unë u largova dhe sipas udhëzimeve të Dumanit ika të hedh në lum 3 armët e zjarrit kallash. Dumani gjithashtu më kishte thënë që unë të cmontoj makinën, por unë nuk e kam bërë se pata frikë se dp më vrisnin dhe e lashë atë në një urë.

Më pas kam ikur në shtëpi. Kam komunikuar me Dumanin dhe ai më ka thënë që të mos dalë shumë nga banesa. Ditën tjetër unë fillova të kisha frikë se do më vriste Dumani, sepse e ndjeja, më shikonte si më të vogël dhe mendonte se unë mund të flisja. Një ditë pas ngjarjes, pasi shoqëruan babain në komisariat, unë u largova nga shtëpia, ika lëviza makinën dhe fjeta të një banesë e një shoku, në mëngjes kur pashë poshtë pallatit, vura re njerëz që nuk i njihja dhe kisha frikë se do më vrisnin, se vetëm Dumani e dinte ku isha. Pasi shkova në shtëpi vendosa të dorëzohesha në polici.

Klevis Alla u vu në pranga dhe pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar se ku ishin fshehur armët që u përdorën në vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe të Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdias, ngjarje të ndodhura njëra pas tjetër në vitin 2020, në Durrës. Ai ka rrëfyer se ka qenë shofer në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ndërsa për ekzekutimin e dy të tjerëve ka marrë informacione nga grupi. Ishte dëshmia e Allës që nxorri në dritë përfshirjen e Talo Çelës dhe të Nuredin Dumani në këto krime, ngjarje që dyshohet se kanë si bazë prishjen e pavareve për paratë e grabitura në Rinas.

Advertisement