Kronike
Ekzekutohen dy shqiptarë në Athinë, shkak larja e hesapeve
GREQI– Dy shqiptarë janë ekzekutuar në Greqi teksa po pinin kafe në një lokal, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur. Shkak i atentatit dyshohet se është bërë larja e hesapeve. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:00, në një lokal të njohur në Athinë, Nea Smyrni. Dy shqiptarët kanë qenë duke pirë kafe, ndërsa një person është afruar dhe i ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Siç shihet edhe në video, autori është i veshur me të zeza, ka vendosur kapuç në kokë ndërsa mban në fytyrë edhe një maskë kirurgjikale. Njëri prej tyre vdiq pasi mori dy plumba në kokë, ndërsa shqiptari tjetër u plagos në gjoks. Ky i fundit u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Mediat greke shkruajnë se shqiptari që u vra me dy plumba në kokë është mjaft i njohur në zonë si person problematik. Ata njiheshin ndryshe edhe si ‘kumbarët’ e klubeve të natës. Dyshohet se atentati ndaj tyre është i mirëmenduar pasi është planifikuar prej kohësh. Madje, një prej shqiptarëve kohët e fundit kishte filluar të dyshonte dhe ndërronte shpesh makinat me të cilat lëvizte, por gjithsesi nuk ruhej shumë.
Gruaja që ka mbetur e plagosur ka marrë plumb në stomak. Njëjtë dhe ajo ka qenë e ulur në kafe në momentin e ekzekutimit të dy shqiptarëve, por nuk ka lidhje me ta, pasi ka qenë thjesht një kliente. Pas atentatit, autori është larguar në këmbë në drejtim të paditur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Ekzekutimi ndodhi në një zonë të populluar, ndërsa vendi ishte plot me njerëz, të cilit kishin dalë edhe për të shikuar finalen e botërorit. Atentati ngjalli panik tek qytetarët. Identiteti i dy shqiptarëve ende nuk është publikuar, ndërsa autori nuk është identifikuar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e saj. Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ekzekutimi i shqiptarëve në Greqi! Një prej viktimave njihej si ‘kumbari’ i klubeve të natës! Atentati ndaj tij i planifikuar prej kohësh
Sipas informacioneve të mediave greke, njëri prej viktimave njihej mjaft mirë si person problematik dhe ngjante si i dhunshëm.
Ndonëse nuk ishin pronarët e klubeve të natës, ata njiheshin si “kumbarët” që e komandonin jetën e natës.
Shqiptari ishte një person i njohur pasi banonte në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me lëvizje të mëdha.
Vriten dy shqiptarë në Athinë në mes të një lokali! Plagoset edhe një grua
Gruaja që ka mbetur e plagosur ka marrë plumb në stomak. Ajo ka qenë e ulur në kafe në momentin e atentatit, por nuk ka lidhje me dy shqiptarët. Pas atentatit, autori është larguar në këmbë në drejtim të paditur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Ora 22:29
Atentati në Greqi, rëndohet bilanci i viktimave, vdes edhe shqiptari tjetër
Kujtojmë se njëri prej shqiptarëve mori dy plumba në kokë ndërsa tjetri në gjoks dhe asnjëri nuk arriti të mbijetonte.
E plagosur mbeti edhe një grua, kliente në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Atentat shqiptarit në Greqi, VIDEO nga momenti kur autori i maskuar e qëllon për vdekje me dy plumba në kokë, e vret në mes të lokalit