Connect with us

Kronike

Ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari, detajet e para

Mesditën e sotme rerth orës 13:40, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tropojë, ku sipas informacioneve policore, një 35-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri një për motive të dobëta një 43-vjeçar, në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.

Sakaq, dy grupe të gatshme të Forcave Operacionale, nisen drejt Tropojës me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35-vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43-vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

 

Advertisement