Connect with us

Rajon

Ekzekutohet me plumb në kokë 28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Gostivar, Maqedoni e Veriut. Ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit në Gostivar dhe i riu është qëlluar me armë zjarri. 28-vjeçari që ka humbur jetën quhet Gent Asani. I riu është qëlluar me armë në kokë para shtëpisë së tij. Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement