Connect with us

Kosova

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes! Astrit Isufi del nga spitali me kokën ulur dhe i blinduar nga policia

Astrit Isufi, personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku po merrte trajtim mjekësor pas kapjes nga Policia e Kosovës.

Isufi ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar pranë fshatit Plloqicë, jo larg vendit ku ndodhi ngjarja tragjike. Sipas policisë, gjatë arrestimit ai ishte i lënduar dhe menjëherë mori ndihmë të parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, para se të dërgohej për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

Astrit Isufi ka një precedent penal për dhunë në familje, për të cilin kishte shlyer një dënim prej 5 muajsh burgimi.

 

Advertisement