Kronike
Ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin, dorëzohet autori
Një italian ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dy persona mes të cilëve njëri është shqiptar, shkruajnë mediat e huaja.
Ngjarja ndodhi në Catania të Italisë, ku autori i dorëzuar dyshohet se qëlloi me plumb në kokë dhe qafë të riun shqiptar dhe një shtetas italian 47 vjeç.
27-vjeçari shqiptar ndodhet ende i shtruar në spital pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndër të tjera mësohet se një person i tretë është hedhur nga kati i dytë i një pallati, për t’i shpëtuar të shtënave.