Kronike
Elbasan/ Kjo është vajza e përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale
Ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve në Elbasan nga operacioni i kryer mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se në prangat e bluve, ka rënë dhe një vajzë, përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, vrasje. Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim, duke konfirmuar zbardhur kështu përfshirjes e saj. Ndërkohë, disa ditë më parë është arrestuar dhe Artan Tafani, i riu i shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Këtë të enjte policia ka zbardhur dhe vrasjet e kryera nga ai.
Një megaoperacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit për zbardhjen e vrasjeve të bujshme në vend, dhe shkak u bë dëshmia e të penduarit të drejtësisë. Gjashtë vrasje janë zbardhur nga policia dhe prokuroria pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka nxjerrë emrat e vrasësve të pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut. Vrasjet kanë ndodhur në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.
Ato që dihen deri më tani janë:
Vrasja e Artur Breshës në Tepelenë, 4 Dhjetor 2019 Artur Bresha 47 vjeç u ekzekutua me armë mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Pas vranë 47-vjeçarin, autorët shkuan edhe pranë banesës së viktimës ku gjetën në rrugë vëllain e të ndjerit, një 43-vjeçar, dhe e qëlluan me armë në këmbë duke e lënë të plagosur.
Vrasja e Alban Semakut në Peqin, 17 Tetor 2021 Alban Semaku, i njohur edhe si “kinezi”, u gjet i vrarë me armë më 17 Tetor 2021 pranë Lumit Shkumbin në Peqin (Qarku Elbasan). Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale. Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.
Vrasja e Albi Bashaliut, 27 dhjetor 2021 Deshmia e Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur dhe vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021. Atëherë 35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.