Connect with us

Sport

Eliminimi me dhimbje, Motta pa autokritikë: Dhemb shumë, Juventusi u përpoq deri në fund

Juventusi u eliminua nga Champions League. Paçka se “Zonja e Vjetër” fitoi 2-1 ndeshjen e parë kundër PSV-së, në Holandë sfida e kthimit foli për vendasit që e dërguan ndeshjen në shtesë dhe pas 120 minutave lojë trimfuan 3-1 duke marrë një biletë për në fazën e 1/8.

Dështimi i bardhezinjve u komentua edhe nga trajneri Thiago Motta, që për Prime Video tha se do bënte të njëjtat lëvizje në fushë, njësoj siç i bëri. Ringritje pas dështimit, këtë kërkon Motta nga të tijtë.

“PSV nuk donte të kualifikohej më shumë se ne. Pas golit tonë ne ishim në lojë, pastaj ata shtynë më shumë, krijuan më shumë dhe ishin superiorë në situata të caktuara. Ne ishim të rrezikshëm edhe në shtyllën e Vlahovicit në kohën shtesë. Ishte një ndeshje shumë e hapur.

Ne nuk e lëshuam kualifikimin. U përpoqëm deri në fund ta mposhtim kundërshtarin tonë. Nuk ishim më të mirë se ata gjatë gjithë ndeshjes dhe PSV e meritonte të kalonte në 1/8. Nuk do të bëja asgjë ndryshe, jam i bindur për gjithçka, edhe për zëvendësimet.

 

Ne bëmë tre zëvendësime të detyruara. Veiga u lëndua, Koop kishte temperaturë dhe nuk u ndje mirë as sot. Edhe Cambiaso ishte i lodhur dhe më kërkoi të zëvendësohej.

 

Autokritikë? Ne do të fillojmë përsëri nga puna dhe stërvitjet. Të dielën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Cagliarit në kampionat. Ne i dimë vështirësitë.

Niveli në Ligën e Kampionëve është i lartë dhe ne kemi luftuar. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Tani duhet ta përtypim humbjen. Është shumë e dëmshme të eliminohemi, por është pjesë e punës sonë të rikthehemi menjëherë”, tha Motta.

 

Advertisement