Pinknews
Elsa Lila, fituese e Festivalit të Këngës në RTSH
Këngëtarja Elsa Lila është shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH. Ajo fitoi vendin e parë me votat e jurisë.
Pas arrestimit si pjesë e një grupi trafiku droge në Itali, Lila u rikthye me këngën “Evita”, pas 25 vitesh, dhe u vlerësua me pikë maksimale nga juria.
Pavarësisht kësaj, Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision 2023 nga Albina dhe familja Kelmendi. Grupi fitoi vendin e parë me votat e publikut, që ishte edhe kriteri për përzgjedhjen e fituesit për këtë vit.
Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2023 në Liverpool.
Albina u shpall fituese nga votat e publikut me këngën “Duje” në edicionin 61 “Festivalit të Këngës” bazuar te votat e publikut.
Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut.
Elsa Lila ishte fituese e çmimit të parë të “Festivalit të Këngës”, çmim që u dha nga juria profesioniste; Albina Kelmendi me këngën “Duje” mori çmimin e dytë; ndërsa të tretët u renditën 2 Farm me këngën “Atomike”.