Shkrime
Elton Halili, Vasjana Postol, Luljeta Kole – Le ta nisim me këta të tre
Elton Halili, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, Vasjana Postol, prokurore në këtë qytet dhe gjyqtarja Luljeta Kole janë tre njerëzit zyrtarët e shtetit shqiptar, për të cilët opinioni publik kërkon llogari. Ata kanë të tre rol në dosjen e vrasjes së Egli Progës.
Shefi i Policisë akuzohet nga qytetarët, në bazë të provave që kanë dalë deri tani, se ka tentuar të fshehë ngjarjen duke e raportuar atë si aksidentale. Vetëm pas rritjes së presionit publik, rasti nisi të zbardhet dhe rezultoi se Egli Proga është rrahur për vdekje.
Vasjana Postol dhe Luljeta Kole janë dy magjistratet që kanë zgjedhur “të bëjnë cirk” në sallën e gjyqit, duke dërguar në shtëpi tre personat e akuzuar për këtë ngjarje, të cilët rezultojnë se kanë qenë dëshmitarë dhe as nuk kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, por as nuk kanë pranuar të tregojnë detaje duke pretenduar se nuk kishin parë gjë.
Gazetarja Desada Metaj bën thirrje që opozita të ndjekë me prioritet këtë rast, për të mos lejuar që pas tre ditësh gjithçka të harrohet, por të kërkojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të tre zyrtarëve të sipërpërmendur dhe nisjen e hetimeve ndaj tyre.