Connect with us

Kronike

Emër i njohur dhe në trafikun e drogës/ Arrestimi i Flodian Plakut në Orikum, shoqërohen edhe disa persona të tjerë

Detaje të reja vijojnë të dalin nga arrestimi i Flodian Plakut. Bëhet me dije se në këtë operacion janë shoqëruar edhe shtatë persona të tjerët. Arrestimi i Flodian Plakut është bërë teksa ndodhej në një hotel në Orikum.

Plaku ishte në kërkim pasi akuzohej si një nga tre personat që ekzekutuan me armë zjarri Gentjan Bejtrja në Larushk në Fushë Krujë. Flodian Plaku është gjithashtu emër i njohur për policinë në trafikun e lëndëve narkotike kryesisht drejt Italisë.

Advertisement