Connect with us

Aktualitet

Emërohet drejtori i “Antikorrupsionit”, zbulohet emri

Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit.

Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, për krijimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit, për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare.

Advertisement