Bota
Emigrantët e paligjshëm/ Britania shton masat: Rrezet X dhe testet e moshës së kockave
Britania do të vazhdojë me analizat e kockave për të përcaktuar me saktësi moshën e emigrantëve që pretendojnë se janë të mitur. Siç njoftoi sot, qeveria konservatore, e cila ka bërë prioritet luftën kundër emigracionit të parregullt, masa është pjesë e një sërë propozimesh të reja që do të paraqiten këtë javë në parlament.
Ministri i Emigracionit Robert Jenrick foli për një hap të ri kritik në trajtimin e problemit. Sipas këtij propozimi, rrezet X do të merren për të përcaktuar shkencërisht moshën e një personi kur është në dyshim. Mund të kërkohen rreze X të dhëmbëve, duarve, gjunjëve, klavikulës ose kockave të tjera.
Qeveria dëshiron të shmangë që të rriturit të kalojnë veten si të mitur dhe në këtë mënyrë të përfitojnë nga ndihma e veçantë që marrin fëmijët. Nga viti 2016 deri në qershorin e kaluar ka pasur 11,275 raste të tilla të personave që kanë kërkuar azil në Britani, duke mashtruar për moshën e tyre.