Connect with us

Bota

Emigrantët shqiptarë futen në Parlamentin britanik, shuplakë ministres

Lapsusi i parë i qeverisë së re britanike të Rishi Sunak mban firmën e Ministres së Brendshme Suella Braverman, dorëheqjen e së cilës tani e kërkojnë laburistët. Pak ditë pasi ekzekutivi i ri morri detyrën, një pjesë e rëndësishme është nën presionin maksimal.

Ministrja ultra-konservatore foli për “pushtim” duke iu referuar emigrantëve. teksa janë ditë të stuhishme në Britaninë e ngopur me kritika për menaxhimin e fluksit migrator. Në përgjigje të një komenti nga një deputet konservator, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, Braverman tha se “Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe kërkesat për azil janë jo legjitime”.

Qytetarët nga Shqipëria tani përbëjnë grupin më të madh të vetëm në Britani dhe Qeveria në Londër ka premtuar të përshpejtojë largimin e shqiptarëve që kanë hyrë ilegalisht në vend.

Pavarësisht Brexit-it dhe premtimeve për një linjë të ashpër kundër emigracionit, 40 mijë të tillë këtë vit kaluan Kanalin e La Manshit për të zbarkuar në Britaninë e Madhe. Ndërkohë, në pikat më të nxehta me fluks, si psh në Dover, një burrë, i cili më pas vrau veten, goditi qendrën e emigrantëve me kokteje molotovi, duke shkaktuar 2 të plagosur

Suella Braverman konsiderohet si një nga kockat më të forta të ekzekutivit. E detyruar të jepte dorëheqjen nga ekzekutivi i Liz Truss për shkak të dërgimit të një dokumenti qeveritar nga emaili i saj personal në kundërshtim me rregullat. Braverman u rikthye gjashtë ditë më vonë, e thirrur në zyrën e ministrit të brendshëm nga Rishi Sunak.

Advertisement