Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ 29-vjeçarja shqiptare nënë e katër fëmijëve ekzekutohet nga partneri

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Brampton të Kanadasë mëngjesin e së dielës, ku një grua shqiptare, Savannah Kulla, 29 vjeç, u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç. Viktima ishte nënë e katër fëmijëve të mitur. Krimi ka ndodhur në një parking në zonën e Bramptonit, ku autori, pas një konflikti ende të paqartë, e ka qëlluar gruan disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas informacioneve të para nga autoritetet kanadeze, burri më pas ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar të largohet me makinë nga vendngjarja.

Forcat e policisë, të cilat kishin marrë njoftimin për të shtëna me armë, kanë ndërhyrë menjëherë për të ndaluar autorin. Gjatë përpjekjes për ta ndaluar dhe arrestuar, Deschepper ka hasur në rezistencë, duke detyruar policinë të përdorë forcën fatale. Ai u qëllua dhe mbeti i vdekur në vend./

Advertisement