Pinknews
EMRAT/ 3 hyrje të forta sonte në BBVIP
Ka disa javë që në media është përfolur që do të këtë tri hyrje të reja në Big Brother VIP Albania.
Kjo gjë është pohuar edhe nga regjisori, Eduart Grishaj dhe moderatorja, Arbana Osmani. Ajo tha se hyrjet do të jenë befasi dhe janë persona që do të sjellin risi në shtëpi.
Sipas mediave ata banorë janë: Kejsi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane. A do të jenë realisht këta, mbetet për t’u parë.
Gjithashtu prej personazheve më të njohura në rrjetete sociale aludohet se do të bëhet mbrëmjen e sotme pjesë e “Big Brother Vip Albania”.
Bëhet fjalë për Dijonis Bibën dhe duket se ai ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Dijonisi ka postuar në InstaStory një video ku shfaqet në ambientet e jashtme të televizionit Top Channel.
Ai ka jetuar për disa vite në Angli dhe prej disa muajsh është rikthyer në Shqipëri. Emri i tij është publikuar në mediat britanike edhe pasi u kap nga policia në një fermë kanabisi ose siç njihen ndryshe “shtëpi bari”.