Connect with us

Kronike

EMRAT/ Agravon sherri, një i plagosur rëndë me thikë

Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës pasi ka goditur me thikë një 37-vjeçar duke i shkaktuar plagë të rënda.

I lënduari është transportuar drejt Spitalit të Traumës dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dhimitri Terolli, 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dhe mjete të forta shtetasin Leonard Poçi, 37 vjeç, banues në Ksamil. Shtetasi L. P, është transportuar në spitalin e Tramuës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.“- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement