Aktualitet
EMRAT/ Asgjësohen qindra bimë kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit në…
Policia e Shkodres ka asgjësuar 203 bimë kanabis gjatë një aksioni të zhvilluar në Vaun e Dejës. Nga operacioni i koduar “Palaj”, kanë rënë në pranga kryeplaku i fshatit 55-vjeçari Prek Merkushi, por edhe 36-vjeçari Nard Kodra. Gjithashtu bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj. Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Palaj”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit: P. M., 55 vjeç, kryetar i fshatit Palaj dhe N. K., 36 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.