Kronike
Emrat e katër të rinjve që humbën jetën në aksident, arrestohet shoferi i betonieres

Katër të rinj humbën jetën nga një aksident tragjik të ndodhur në Fushë Prezë. Mësohet se viktimë kanë mbetur Erid Laçi, Enejd Laçi vëllezër edhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës dhe Enrikejd Kurti.
Makina e të rinjtë është përplasur me një betonierë, dhe më pas është përfshirë nga flakët, si pasojë katër të rinjtë kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë shoferi i betonieres Aleksandër Krrashi eshte shoqeruar ne polici.
LAJMI
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

