Kronike
EMRAT/ Goditja e bandës së drogës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për…
Lidhur me goditjen e katër bandave të trafikut të drogës, Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 45 të ndaluarit. Prokuroria kërkon të caktohet masa “arrest me burg” për 37 nga të ndaluarit, “arrest shtëpie” për 5 nga të ndaluarit dhe “detyrim paraqitje” për 3 persona.
Mes 45 të ndaluarve janë biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Grupet kriminale, sipas drejtorit të policisë në Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Grupet kriminale, u goditën në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.
29 prej tyre po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit. Ndërkohë, 45 të ndaluarit u transferuan në Tiranë.
Në kuadër të operacionit “Rrjeti” janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane. Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.
45 të ndaluar nga policia
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi
Arsen Vishkulli
Emiljan Dinja
Ledi Nergjoni
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku