Kosova
EMRAT/ Humbën jetën në aksidentin tragjik, identifikohen nënë e bijë

Njomza Olluri – Gashi dhe vajza e saj Olta humbën jetën në aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 4 gushtit 2023 në Kroaci. Ndërkohë bashkëshorti, Safet Gashi dhe djali janë plagosur rëndë.
Familja nga Pjetershtica e Shtimës, në Kosovë ishin me vendbanim ne Abensberg të Gjermanisë, Ata po udhëtonin për në Kosovë kur makina e tyre BMW u përplas me një makinë që drejtohej nga shtetasi kroat, që mbeti gjithashtu viktimë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 të së premtes në dalje të Ravçës në austrostadën A1.
Babë e bir janë janë të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.

