Connect with us

Kronike

EMRAT/ Iu bllokua timoni i makinës dhe përfunduan në kanal, çifti transportohen drejt Tiranës

Dy persona janë plagosur rëndë pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoj në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10;00 të kësaj të diele, ku çifti i bashkëshortëve Bilbil dhe Xhevahire Nure, po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, pranë fshatit Çukas.

Dyshohet se shoferi ka hasur në një defekt në sistemin e drejtimit të mjetit, tek timoni, i cili i është bllokuar duke i shkaktuar aksidentin.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësorë janë nisur për mjekim të specializuar në Tiranë. Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement