Aktualitet
EMRAT/ Kush janë efektivët e Policisë, 3 persona vetëdorëzohen në Komisariat
Detaje të reja janë zbuluar nga sherri maviv mes 12 personave në Sarandë. Mësohet se sherri ka ndodhur për shkak të një borxhi, ndërkohë që dy persona Enea dhe Albi Nexhipi kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë që deri më tani janë zbuluar se në këtë sherr janë përfshirë dhe 3 efektiv policie, një ish-efektiv policie dhe si një student në akademinë e Policisë. Mësohet se në sherr kanë marrë pjesë Alvaro Sulejmani, Kidi Sulejmani, Redi Sulejmani (të tre vëllezër) Ergis Sulejmani, Igli Duka, Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani.
Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë
Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë
Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë
Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë
Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë
Ndërsa janë dorëzuar në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani.