Connect with us

Kronike

EMRAT/ Kush janë shqiptarët që përdhunuan 23-vjeçaren

Shqiptarët që janë vendosur në pranga pasi kanë përdhunuar 23-vjecaren në Itali janë identifkuar si: Alvardo Agaraj , 21 vjeç, banues në Sedriano, i vëllai Xhentjan alias Xheku (23) dhe Alfiol Quku, 29 vjeç, nga Arconate. Mbi Alvardo Agarajn rëndonte tashmë një akuzë pasi vrau markonein pak javë më parë sepse i ngacmoi të dashurën.

Gjithcka nisi në një klub nate, ku e reja kishte shkruar me shoqërinë. Vetë ajo ka rrëfyer se i njohuri si Xhek i ka ofruar një mijë euro për të kaluar natën me të dhe ajo kishte pranuar. Por, në dhomën e hotelit ku ajo shkoi me Xhekun, përfunduan edhe dy të tjerët dhe në këtë mënyrë nisi abuzimi. Shqiptarët e kanë përdhunuar dhe filmuar të renë, por tashmë janë arrestuar. Vajza ë në duart e mjekëve.

Advertisement