Connect with us

Kronike

EMRAT/ Nga puna në ndërtim përfunduan në ‘shtëpi bari’, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë që punonin në një fermë kanabisi, me vlerë 470,000 £ në Clacton, janë burgosur për më shumë se tre vjet. Shqiptarët Emiljan Cani dhe Ervis Qerimaj u gjetën duke kultivuar drogën më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Pas hyrjes në një pronë në Beach Road, policët gjetën çantën e përdorur për kultivimin e kanabisit dhe një vrimë në mur që i lidhte me banesën ngjitur me tyren. Cani, 26 vjeç dhe Qerimaj, 37 vjeç, u arrestuan pas një ndjekjeje të shkurtër në këmbë, pasi u pikasën nga oficerët duke dalë nga dera e përparme e adresës së dytë.

Evelyn Hicks, avokatja mbrojtëse për të dy të pandehurit, tha se atyre iu premtua një punë në industrinë e ndërtimit për të shlyer borxhin e tyre të ardhjes nga Shqipëria në Angli. Por u detyruan që të punonin në shtëpinë e barit pasi Cani i detyrohej trafikantëve 22,000 euro dhe Qerimaj 20,000 £.

Hicks shtoi se Cani fillimisht u dërgua në Liverpool, por u burgos edhe atje gjatë një operacioni droge. Pas lirimit të tij, ai u kontaktua sërish nga njerëzit që u kishte borxh dhe rinisi sërish punën.

“Atij i çonin ushqim tek dera dhe e lanë që të ujiste bimët. Për çdo gjë e udhëzonin me telefon. Roli i tij ishte thjesht të ujitte bimët dhe asgjë më shumë.”

Megjithatë gjyqtarja Mary Loram nuk e “bleu” mbrojtjen: Më është thënë se ju kanë dhënë ushqim dhe udhëzime dhe se nuk e kishit shumë idenë se çfarë po ndodhte. Nuk e pranoj pjesën e fundit. Ishit në një shtëpi të rrethuar nga droga. Sigurisht që e dinit se çfarë po ndodhte.

Si përfundim, Cani u dënua me dy vjet burg dhe Qerimaj me 16 muaj

Advertisement