Connect with us

Aktualitet

Po punonin në një ambient ku përgatitej kanabisi, arrestohen 6 gra

Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient ku përpunohej dhe përgatitej kanabis për shitje ndërsa ka arrestuar 6 gra si dhe organizatorin e dyshuar.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ramazan Meaj ( i dyshuar si organizator i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe pa numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë

“Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. M., 35 vjeç, L. M., 51 vjeçe, A. Z., 22 vjeçe, L. K., 46 vjeçe, P. K., 43 vjeçe, Z. K., 18 vjeçe, dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, është kryer kontroll në banesën e shtetasit R. M. (organizatori i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lëndë shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara, pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Advertisement