Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Punonin si “kopshtarë” kanabisi, arrestohen 4 të rinjtë

Katër të rinj shqiptarë kanë pranuar se kanë vepruar si ‘kopshtarë’ në një shtëpi të shndërruar në fermë kanabisi në Britani.

Më shumë se 1000 bimë kanabisi u zbuluan në një ndërtesë në qendër të qytetit Barrow pasi banesa u bastis nga policia.

Edi Çepele, 28 vjeç, 27-vjeçari Erjo Çepele, 29-vjeçari Andi Kola dhe Mikel Xhafa, 19 vjeç, u deklaruan fajtorë për akuzën në Gjykatën e Preston Crown.

Avokatët që përfaqësonin grupin i thanë gjykatës se ata punonin si ‘kopshtarë’ në ndërtesën e përshtatur, ndërsa të rinjtë u akuzuan gjithashtu për posedim të kanabisit me qëllim furnizimin, por të gjithë e mohuan akuzën para gjykatës.

Advertisement