Connect with us

Kronike

EMRAT/ Sherri për pronat, zbulohen detaje nga vrasja në Laknas

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Laknas të Kamëz.

Mësohet se autori i krimit të rëndë është shtetasi Maliq Marku, rreth 70 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve Shefqet Hasa, 55 vjeç dhe Besim Keça, rreth 50 vjeç. I pari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa i dyti ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori Mali Marku është arrestuar nga policia pas ngjarjes së rëndë, teksa është sekuestruar dhe arma e krimit. Mësohet se ai është fqinj me viktimën dhe të plagosurin dhe shkaku i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt për pronat, më konkretisht për një kanal në afërsi të banesës..

Konflikti mes tyre ka qenë i hershëm, teksa ditën e sotme ka agravuar, ku Maliq Marku pas sherrit ka shkuar ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi dy fqinjët e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e krimikt dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement