Aktualitet
EMRAT/ S’kontrollonin mjetet në Kakavijë, Gjykata liron kundrejt garancisë pasurore 2 doganierët
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për 2 doganierët, si dhe 6 shoferët e arrestuar për kalimin e mallrave kontrabandë në pikën doganore të Kakavijës. Mësohet se Gjykata ka vendosur lirimin e të arrestuarve por me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit.
Në vendimin e marr ditën e sotme, theksohet se të akuzuarit do të lihen të lirë vetëm nëse do të paguajnë garancinë pasurore të caktuar. Ardit Abrija, përgjegjës i doganës së Kakavijës, duhet të paguajë shumën prej 1 milionë lekësh, i ndalohet dalja jashtë vendit. Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, duhet të paguajë shumën prej 700 mijë lekësh si garanci pasurore dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.