Kronike
EMRAT/ Transportonin emigrantë kundrejt pagesës, në pranga 2 shoferët
Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me 3 automjete emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave për secilin prej tyre. Ata ishin ndarë dhe vepronin si shoferë të emigrantëve dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.
Katr persona, të ndarë me tre automjete të mbushur me emigrantë të paligjshëm, janë ndaluar në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kapën fillimisht në flagrancë Edison Kajon, i cili po transportonte me një automjet tip “BMË X5”, 7 emigrantë.
Ndërsa, një automjet tip “Tuareg”, që drejtohej nga R. S, me pasagjer N. T., të cilët lëviznin pas automjetit të Edison Kajos me 14 emigrantë, sapo janë sinjalizuar nga policia për të ndaluar automjetin, kanë braktisur makinën dhe janë larguar me vrap.
Në vijim të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga një tjetër, i cili u konstatua teksa qarkullonte me një automjet tip “Volvo”, përpara 2 automjeteve të tjera, për të mbikëqyrur rrugën, me qëllim shmangien e patrullave të Policisë.
Për pasojë ka rënë në pranga Fatjon Dhimitri.
Mdërsa për R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe N. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.